Zgjedhjet lokale, Balla: Nuk besoj se PD do t’i bojkotojë

Taulant Balla është shprehur i bindur se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. I pyetur nga gazetarët, Balla tha se nëse nuk do të merrte pjesë, do të ishte vetëm një qëndrim i rrezikshëm për të ardhmen e Partisë Demokratike.

“Pyetja juaj ka në brendësinë e vet edhe një qëndrim të rrezikshëm për të ardhmen e PD-së, të mospjesëmarrjes në zgjedhje, unë nuk e besoj kurrë se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Besoj se PD do t’i bindet votuesve të vet për të marrë pjesë në garën për të zgjedhur menaxherët e qyteteve, çdo pari politike ka detyrimin ligjor t’i përgjigjet thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emrat e komisionerëve. Por Kodi ka parashikuar edhe rastin e vakancës që krijohet dhe KQZ i jep zgjidhje kësaj çështjeje”, tha Balla./Opinion.al

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments