Shpërthim me tritol shtyllës së tensionit të lartë në Laç, Spiropali-Balla: I ka vënë Basha.

Pas shpërthimit me tritol të shtyllës së tensionit të lartë në Laç, mazhoranca socialiste ka reaguar duke akuzuar drejtpërdrejtë opozitën. Brenda pak minutash, kanë ardhur dy reagime nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Në statusin e tij, Taulant Balla i quan akte të dhunshme të komanduara nga Basha dhe Berisha, duke shtuar se prej disa kohësh opozita synon të nxijë imazhin e vendit.

“Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve. Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte. Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve”, shkruan Basha.

Në të njëjtën linjë është edhe reagimi i Spiropalit, e cila shkruan se prej 30 vitesh dihet se kush i nxit sherret dhe rrëmujën në Shqipëri.

“Vesi del me shpirtin!Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KË në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit!E keni kot,hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, shkruan Spiropali./Opinion.al