RAMA FTON NË KONGRESIN E PS, FATOS NANON

Në mbledhje e asamblesë është diskutuar për kongresin e kësaj force politike që do të mbahet më 23 mars.

Mësohet se Kongresi do të nisë punimet në orën 10:00 tek Pallati i Kongreseve.

Sakaq, do të jetë i ndarë në 3 sesione, ndërsa fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i partisë.

Po ashtu fjalime do të mbajnë edhe ministra dhe kryetarë bashkie të majtë. Ndërkaq, burime bëjnë të ditur se të pranishëm në Kongres do të jene edhe ish-kryeministrat socialistë ndër vite.

Ndërsa ftesë për të mbajtur fjalë i është bërë edhe ish kryeministrit Fatos Nano