DEPUTETI I MERKEL KRAH BERISHËS NË PROTESTË

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Bundestagun gjerman i është bashkuar sot protestës së PD-së përpara kryeministrisë.

Deputeti gjerman është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kujtojmë se Henze, i cili është këshilltar ekonomik i Angela Merkel u shpreh dje në mbështetje të protestave, duke thënë se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.

’Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara. Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica. Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet”, u shpreh dje Henze.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments