Rama/ Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë.

Sipas Ramës, sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë.

‘Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase’, shkruan Rama.

Mëngjesin e sotëm në Shkodër u arrestuan 11  persona këta shtetas ushtronin veprimatri të paligjshme për dhënie apo marrje fajdeve nga qytetarët.

Në këtë skemë janë të përfshirë noterë, policë dhe ish kancelarë gjykate.

Kështu janë arrestuar 11 persona, janë shpallur 4 të tjerë në kërkim si dhe janë pezulluar 2 policë dhe një noter.

54278334_2385197055099985_5770118296787484672_n.jpg