Ish deputeti i PS në krah të Bashës. FOTO
Partia Demokratike dhe lideri demokrat Lulzim Basha po zhvillon një konferencë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
Personalitete të respektuara të letërsisë, artit, kulturës apo të shoqërisë civile i janë bashkuar sot kësaj konference të kryedemokratit me qëllim finalizimin e kauzës së tyre për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Kështu, krah Bashës sot janë shfaqur, regjisori Robert Budina, pedagogu Mark Marku, shkrimtari dhe përkthyesi Edmond Tupe, karikaturisti Bujar Kapexhiu, aktori Nertan Licaj, shkrimtarja e njohur Flutura Acka, akademiku Apollon Bace, kompozitori Limoz Dizdari pedagogu Ervin Goci, regjisori Kastriot Çipi, analisti Fitim Zekthi, sociologu Ergys Mërtiri, analisti Agron Gjekmarkaj, gazetari Alfred Lela etj.
Ajo qe bie ne sy eshte dhe prezenca e ish deputetit te PS Limoz Dizdari.
Të gjithë kanë kundërshtuar në mënyrë të hapur dhe të vendosur shembjen e teatrit të vjetër.