Nga: Besnik Aliaj/ NDRYSHIMET E KUSHTETUTËS NË 2008 JANË ORIGJINA E TË KËQIJAVE QË ÇUAN NË RËNIEN E DEMOKRACISË SOT!

Me renien e komunizmit, partite politike ne Shqiperi rane dakort te hartonin nje pakete ligjore qe do te perbente shtyllat kryesore te parimeve kushtetuese per kalimin nga ekonomia e centralizuar ne ate te tregut, nga monizmi ne pluralizem, dhe krijimin e kushteve per lirite baze te nje shoqerie demokratike. Ne vitin 1994 maxhoranca e kryesuar nga PD tentoi ne menyre te njeanshme miratimin e Kushtetutes se Re, por referendumi u kundeshtua nga PS dhe aleatet e saj, per t’u rrezuar me pas me vote popullore.

Pas deshtimit te firmave piramidale ne ’97 dhe kolapsit social-ekonomik qe pasoi ate, maxhoranca e kryesuar nga PS ngriti nje ekip eskpertesh dhe politikanesh qe draftuan po ne menyre te njeanshme Kushtetuten e Re. Sidoqofte kjo e fundit kete rradhe u votua nga populli ne Referendumin e vitit 1998. Pavaresisht qendrimeve ndaj kesaj Kushtetute, shkruesit e saj (midis te cileve edhe disa personalitete te se djathtes) bene nje perpjekje deri diku te lavderueshme per te bere nje analize jo thjeshte teknike-juridike por edhe antropologjike te problemit shqiptar me demokracine! Thelbi ishte: duke qene se Shqiperia kishte nje spekter politik me dy pole kryesore politike (e majta-PS, dhe e djathta-PD), te cilat tentonin te trashegonin konfliktin historik dhe perjashtimin ndaj njera-tjetres per shkak te dasive te forta ideologjike te se kaluares, u propozua nje skeme e balancuar tripolare politike.

Poli i trete i fragmentuar i partive te vogla (te majta, te qendres, e te djathta) u stimulua qellimisht nga “baballaret” e Kushtetutes ne menyre qe te nxiste formula fluide koalicionesh pas-elektorale me synimin pragmatik qe te favorizohej nje produkt politik dhe nje balance e imponuar pas-elektorale parlamentare e cila duhej te ishte sa me konsensuale ose te kishte nje maxhorance sasiore ne favor te paqes sociale dhe mirekuptimit politik relativ midis paleve kryesore politike. Kjo logjike imponohej edhe nga emergjenca e ngjarjeve te 97s. Sot e dy dekada me pas nuk mund te themi se kjo logjike nuk dhe rezultat! Keshtu, me gjithe problemet e tranzicionit te veshtire, incidenteve te caktuara, dhe protagonizmit elektoral te disa individeve te diskutueshem, mund te thuhet se ne se ka nje periudhe te qarte stabiliteti social-politik dhe rritjeje ekonomike eshte ajo e viteve 2000-2010 (3-6% rritje e GDPse ne vit). Realiteti politik, fryma relativisht pozitive sociale, treguesit dhe indikatoret social-ekonomike vendas e nderkombtare, dhe nje lloj liberalizmi politik, etj, e konfirmojne kete! Natyrisht kjo ishte rezultat sa i arritjes se nje fryme paqeje Sociale relative, aq edhe i logjikes se hartimit te Kushtetutes dhe parimit te saj kryesor demokratik te konkurimit pa kaluar “vijen e kuqe”!

Por qe atehere shume ujra kane rrjedhur, dhe situata sot nuk eshte kaq e bukur sa dekada e “arte” e viteve 2000. Tashme kemi gati 8-9 vjet ne recension ekonomik e demografik, rritje te informalitetit e krimit te organizuar, nderkohe qe po biem cdo dite e me shume drejt konfliktualitetit dhe autoritarizmit politik. Natyrisht nje Kushtetute nuk eshte shkruar ne gur, por ne nje vend normal ku duhet të funksionojne institucionet dhe mekanizmat e demokracise, kushtetuta mbetet ne thelb nje formule gati e “shenjte”. Sepse ne se nje shoqeri deshiron te kete rregulla loje, e ti qendroje nje projekti afatgjate kombetar zhvillimi; ne se nje shoqeri ben me veten nje pakt social-politik ne nje moment historik – atehere respektimi ndaj ligjit themelor te shtetit behet kusht jetik per ecjen para! Ne keto kushte mbrojtja e Kushtetutes dhe e parimeve e vlerave te saj duhet te ishte nje mision per te gjithe faktoret e forcat politike ne vend, dhe per shoqerine ne teresi. Por qartesisht ky nuk rezulton rasti jone! Nderkohe qe vendet me te zhvilluara sot, jane aty ku jane, pikerisht per merita te angazhimit e seriozitetit maksimal ndaj kushtetutave te tyre dhe eterve themelues!

Por cfare ka ndodhur nderkohe ne Shqiperi? Per shkak te interesave te castit, lojrave politike te momentit, dhe mbijeteses se lidershipit politik, Kushtetuta eshte sakrifikuar sistematikisht. Zgjedhje pas zgjedhje ajo eshte “kafshuar” pjese-pjese, duke e cmontuar ate dhe shperfytyruar ne ate mase sa sot eshte thuajse pa asnje lidhje me projektin fillestar per te cilat u projektua e votua gjate periudhes 1992-1998, dhe per me teper shume larg idealit per ta bere Shqiperine si gjithe bota e zhvilluar!

Ju besoj e mbani mend “Dushkun” e vogel dhe ate te madh? Ju kujtohet qe sa here kemi zgjedhje ne ndryshojme kodin zgjedhor? E mbani mend besoj se si kompetencat kane levizur sa nga Presidenti tek Kryeministri? Ju kujtohet edhe marrveshja blitz e liderave te pozite-opozites ne 2008, si dhe KRRT-ja cuditerisht konsensuale e Tiranes ate kohe? Ju kujtohet besoj edhe “fluturimi” me vrik mbi tavolina dhe greva e urise e LSI-se me partite e tjera te vogla? Ju kujtohet edhe votimi i cuditshem ne rresht dhe “pro” i te gjithe deputeteve socialiste e demokrate pa asnje perjashtim i “skemes zgjedhore rajonale”; ne nje kohe kur per ligje tjera dhe pa shume rendesi valonin debatet, sharjet, vuvuzelat, birbilat, grevat dhe bllokimet pa fund ne Parlament dhe ne bulevard!

Ju e mbani mend padyshim edhe Reformen e njeanshme me qellime te pastra elektorale te ndarjes Administrative-Territoriale. Ju jeni deshmimtare edhe se si pas 2008-s zgjedhjet lokale e parlamentare filluan te kishin perseri probleme dhe te ulnin standardet. Ju e shikoni se pas 2009-s ska me asnje reference ideologjike dhe programore ne asnje parti dhe ne Parlament! Ju e shikoni se sidomos pas 2013-s shkuam pertej te majtes dhe te djathtes dhe vendi u mbyt gradualisht nga informaliteti dhe droga, ndersa vete Parlamenti u mbush me njerez pa shkolle, te paafte, servila, pa identitet, pa karakter, madje edhe te akuzuar per vjedhje, vrasje apo tregetare prostitutash. Ju e shikoni se te shkolluarit, te diturit dhe te mencurit gjjthmone e me shume skane me hapesire ne kete Parlament dhe ne kete vend! Ata detyrohen te emigrojne ose perndryshe poshterohen nga media e kontrolluar dhe sistemi super-monopolist i oligarkise, dhe sidomos nga pushteti e politika e dhunshme!

Dhe se fundi ju e mbani mend Reformen e famshme te Drejtesise dhe Vetingun e trumpetuar aq shume se do te na sillte begati, e qe ironikisht duhej te votohej nga vete ata qe supozohet te ndeshkonte! Edhe ne kete rast mes nje teatri spektakolar me fishekzjarre dhe melodrame cuditerisht 140 deputete votojne “pro” ne rresht per te kafshuar kushtetuten, shumica pa patur as idene me te vogel cfare votuan dhe per cfare rane dakort liderat politike dhe ambasadoret hiperaktive! E gjitha kjo nen presionin e nje shantazhi shume te keq mes vetes dhe nga te huajt. E pra te gjitha keto “pseudo-ndryshime” te paballafaqura realisht me shoqerine jane bere ne kurriz te vete shqiptareve, te shtetit te se drejtes dhe te Kushtetutes, ne kurriz te parimeve themelore te demokracise dhe te trasparences, ne kurriz te vlerave dhe projektit tone kombetar te aprovuar me mirekuptim (1992) dhe/ose me referendum (1998). E gjitha kjo eshte bere krejt ndryshe edhe nga modelet me te mira te vete SHBAse dhe Europes! Dhe ne kete histori pergjegjes jane sa liderat kryesore politike ne vend aq edhe perfaqesuesit me te large diplomatike nga Europa e Amerika qe jane partneret tane strategjike!

Cuditerisht keto ndryshime u bere nen bekimin dhe presionin e perfaqesuesve nderkombetare ne Tirane (sidomos ne 2008, por edhe tani ne reformen per drejtesi) te cilet ndryshe nga morali qe predikojne ne takime publike, konferenca e projekte zhvillimi te financuara prej tyre, jo vetem qe mbyllen syte por ne prapaskene inkurajuan de fakto liderat e partive kryesore drejt finalizimit te nje pakti politik de fakto anti-kushtetues me logjike bipolare. Kjo sepse ne vend qe te vihej gishti dhe te ndeshkoheshin sistematikisht ata qe kane shkelur e devijuar kushtetuten, u ndryshua sistematikisht vete kushtetuta!

Ne keto kafshime fatale te kushtetutes ne emer te rritjes se “stabilitetit” dhe permes promovimit te nje sistemi politik “bi-partizan”, nderkombetaret vetem sa ndihmuan ne konsolidimin perfundimtar te kontrollit te plote te liderave politike mbi partite politike dhe mbi grupet parlamentare respektive, duke zhdukur ne kete menyre perfundimisht identitetet e pavarura dhe intelektuale.

Në kete menyre u eliminua gara dhe demokracia e brendshme e forcave politike; per te kaluar nga nje sistem me i balancuar “tripolar” (edhe pse jo perfekt dhe jo pa korrupsion), ne nje sistem thellesisht te korruptuar, e te kontrolluar per ironi te fatit nga nje parti ose nje individ! Ky fatalitet konstitucional te kujton ato rastet kur mjeku i paafte tenton te operoje “kancerin” por jo vetem qe s’ja del dot, por vetem sa e provokon ate qe te perhapet me agresiv duke i shkaktuar vdekje te shpejte dhe maksimalisht te dhimshme pacientit. Shqiperia sot nuk ka me elementet dhe institucionet me bazike te demokracise dhe shtetit ligjor! Ajo nuk ka me asnje “kembane” per te sinjalizuar problemet e medha, e madje se degjon me kush as ne Europe e as ne Amerike. Stabilokracia tashme i ka dhene dermen cdo sistemi dhe cdo pune te mire te ndertuar plot kosto e veshtiresi ne 3 dekada. Sot shqiptaret jane pa shprese, me rini te arratisur e njerez te frigur nga hijet e te kaluares!

Pikerisht ky operacion dramatik me karakterin gati te nje “komploti” kushtetues ka kaluar qellimisht ne heshtje e larg debatit publik, dhe ne indiference te plote nga media e intelektualet per pasojat negative afatgjata qe do te sillte ndaj shoqerise shqiptare dhe ndaj stabilitetit social-ekonomik te vendit! Perdhunimi i Kushtetutes ne kete menyre vetem sa riktheu zyrtarisht konfliktualitetin ideologjk dhe individual te prijesve politike, si dhe zyrtarizoi rikthimin e “djajve” ne mendjet e politikes ne vend, gje qe gjeneroi edhe rikthimin e mungeses se plote te besimit, mungesen e stabilitetit social-ekonomik, rritjen e krimit, papunesise dhe emigrimit dramatik ne nivele te frikshme!

Pikerisht ky “kafshim” i pabese i Kushtetutes nga aktoret kyc vendas e te huaj, dhe nga faktoret ekstra-politike per interesa te vogla te mbijeteses se castit eshte rrenja e problemit dhe mema e konfliktualitetit qe kemi sot! Konsiderimi i Shqiperise nga të huajt si nje eksperiment social ne nje vend të dores se trete eshte nje nga ngjarjet me te shemtuara te tranzicionit tone të dhimshem, qe do mbetet per fat ge keq i pandeshkur!

Nderkohe mekanizmat rregullues-balancues si antidoti i anti-kushtetutshmerise ka kohe tashme qe jane eksterminuar! Dhe sot mund te themi se pikerisht aktoret (ekstra)politike qe kane ideuar dhe realizuar keto deformime te qellimshme kushtetuese jane edhe autoret kryesore te krizes se demokracise qe po na con drejt nje konflikti te pashmangshem!

Per fat te keq shoqeria shqiptare ne asnje rast nuk eshte sensibilizuar dhe pyetur per keto ndryshime? Nuk ka patur asnje fushate informuese reale, asnje debat mediatik e publik te sinqerte, asnje analize fizibiliteti, dhe asnje referendum popullor per nje ceshtje qe eshte percaktuar qe ne fillesat e veta permes institucionit jetik te Referendumit nga Sovrani! Asnje nga politikanet, deputetet, konstitucionalistet, gazetaret, opinionistet, aktivistet, ambasadoret apo intelektualet me te shquar ne vend nuk kane guxuar te flasin per kete ceshtje (me ndonje perjashtim te caktuar)!

Ky eshte nje fatalitet i madh per ne si shoqeri qe e kemi pesuar me se paku nje here ne kete menyre! Te prekesh ligjin themelor te shtetit dhe te shoqerise ne menyre te njeanshme dhe pa e konsultuar sovranin eshte nje ngjarje shume e rende, dhe me e pakta eshte komplot e tradheti ndaj vlerave te demokracise dhe kombit!

Ndaj jo vetem lidershipi i “tranzicionit” deri me sot, por te gjithe ata qe kane votuan ne keto vite derr ne thes pazaret anti-kushtetuese me “Dushk”, “Lista Rajonale” e “Veting” duhet te ndeshkohen ose largohen vete nje ore e me pare nga politikeberja dhe vendim marrja, ne se nuk deshirojne qe kete nje dite ta bejne turmat! Shkurt nuk kemi nevoje per pseudo-reforma dhe kafshime djallezore te kushtetutes e shtetit ligjor, qe vetem sa synojne komplotin per kapjen e metejeshme te sistemit. Na te kundert na duhet te rikthehemi urgjent tek parimet dhe vlerat origjinale te kushtetutes se miratuar nga sovrani permes instrumentit legjitim te referendumit ne vitet e permbysjes se madhe e te sinqerte demokratike!

Na duhet te mbrojme me fanatizem kushtetuten e vertete edhe ne kohe dallgesh si keto tani! Per kete na duhet nje Sistem i ri gare dhe vlerash, i cili rivjen vetem permes nje permbysje si ajo e viteve 91-92. Sa per “Vetingun”: po edhe ai na duhet! Por per kete nuk ka nevoje me per teater, mjaft te verifikohet kush ka shkelur ligjin themeltar te shtetit duke “kafshuar” Kushtetuten, qofte edhe duke heshtur apo duke mos guxuar te flase e kontestoje, thjeshte per te qene ne rregull me xhepin, ambasadat, partine dhe shefin! Ketu fillon pikerisht edhe kthesa e bekuar e zgjidhjes per te korrigjuar veten dhe per te rigjetur mbeshtetesit e sinqerte te Sistemit te ri, qe te gjithe e kerkojne nje ore e me pare me deshperim! Askush nuk mund te kompromentoje dot as idealin e Demokracise dhe as Sistemin e gares se hapur dhe të vlerave! Kushtetuta stabile e sovranit dhe jo ajo e kulisave eshte garancia e vetme per kete!

Fotografia e Besnik J. Aliaj


Fotografia e Besnik J. Aliaj
Fotografia e Besnik J. Aliaj
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments