Kryemadhi letër KQZ: Qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike, jo për individët

Levizja Socialiste për Integrim i ka dërguar një shkresë gjatë ditës së sotme Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i shpjegon edhe vendimin e marrë nga organet drejtuese të partisë në lidhje me listat e deputetëve dhe mandatet.

“Çdo individ i listave shumë emërore të LSI që pranon mandatin e deputeteit nuk përfaqëson as formalisht as ligjerisht dhe as politikisht LSI, ndaj edhe dhënja e mandadatit çdo njerit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore pasi në zgjedhjet politike të 25 Qershorit në përputhje me Kushteteutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kane votuar për partinë politike dhe jo për individët”.

“Prandaj, thuhet në shkresen e LSI, çdo individ që paiset me mandat deputetei nga KQZ nga kjo listë shumë emrore e LSI është i paligjshem dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast vullnetin politik të përfaqësimit të LSI”.

Ja Letra e plotë

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë.

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe  pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo invidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit  nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ  nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  

KRYETAR

MONIKA KRYEMADHI

Image
Image

© SYRI.net

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments