Arben Ahmetaj tallet me ‘opozitarët’ e rinj: Ju thirri atdheu

0

Seancën e sotme parlamentare, nisi me  betimin e 7 deputetët të  rinj të ashtuquajtur ‘renegatë’ të opozitës; Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.

Situata në sallë ishte sa ceremoniale në dukje, po aq edhe aq qesharake, pasi mjaft deputetë të mazhorancës mezi mbanin të qeshurën kur të shtatë deputetët prezantoheshin, si ‘opozita e re’ shqiptare.

Kulmi i kësaj situate komike u kap, kur fjalën e mori ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili mori përsipër që në emër të mazhorancës tu jepte zemër deputetëve të rinj, duke u thënë se ata janë duke bërë një detyrë të lartë ndaj atdheut.

‘Ju uroj suksese dhe do ju kërkoj miqësisht dhe personalisht, mos kini komplekse për atë që keni bërë. Sepse ajo që keni bërë është detyra për atdheun. Ju uroj suksese dhe të ngriheni në lartësinë e debatit dhe jo të debatit të sharjeve dhe fyerjeve’, inkurajoi Ahmetaj kolegët e rinj të ‘opozitës’.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author