Debati dhe diskutimet në PD si qëllim i harmonizimit të saj…

Analize

Nga Perparim Peposhi.

Rilindja po i a shterngon lakun ne fyt popullit qe mezi po merr fryme dhe sigurisht qe PD nuk mund te hesht, nuk mund te jete indiferente. Reagimi i saj tashme eshte evident dhe me veprime konkrete.…Vendi po shkon drejt kolapsit. Kjo gjendje e veshtire e vendit ka sjellur dhe debate e diskutime te ndryshme ne PD, listat dhe jo listat, lenie dhe mos lenie mandatesh, tradhetar e jo tradhetar, te perjashtuar apo te vetperjashtuar, te blere apo te shitur…E gjithe kjo e ka nje burim… Burimi eshte mosfunksionimi i rregullave te demokracise ne PD.

Mendoj qe mospasje debati dhe diskutime ne strukturat dhe ne eliten intelektuale te PD-se sinqerisht do te me shqetesonte pa mase, gje qe vitet e fundit ka qene teper evidente, ne PD.. ndaj i quaj te dobishme diskutimet e debatet ne PD. Në strukturat e PD-se ne baze ka ende shume per te bere. Duhet nje riaktivizim i fuqishem i elites intelektuale te PD-se, te qendrestareve dhe historikeve qe ti zgjoje ata dege partie, dhe te stimuloje tek ato ate qe duhet fuqishem, boten shpirterore te demokrateve… E çmoj te arsyeshme qe te gjitha mendjet qe drejtojne Partine mund t`i pervishen diskutimit dhe te perfshihen ne debatin per sqarimin e antaresise se PD, per realizimin e programit dhe objektivave qe i ka vene vetes si opozite per te rrugetuar qe e nesermja ti sjell ne pozite. Çdo antar partie apo drejtues ka per te thene diçka, te shpalosi mendime e ide per ti bere balle kesaj te keqe qe ka pllakosur vendin.

E keto mendime e ide te percohen ne çdo seksion e grupseksion partie, ne çdo grup shoqeror dhe dege te partise, dere me dere e shpi me shpi, idete e tyre te jene konkrete, argumentuese dhe vete perballuese ndaj propagandes se Rilindjes. Per mes debatit te lire PD-se, nuk i vjen e keqja, as prej mendimeve te ndryshme, madje dhe te kunderta qofshin ato. Mendimi ndryshe nuk duhet te jete ndeshkues, pasi mendimi ndryshe nuk i favorizon njerezit qe me diskutimet e tyre hipokrite te ngrejne ne ne pozicione tribunale te pa aftet ose ato qe jane te afte vetem per te qene servile te drejtuesve pavaresisht vlerave qe kane ! Per per hir te se vertetes, nuk mund te rri pa shprehur se shume intelektual demokrat qe kane kontribut demokratizues dhe progresiv, nuk jane afirmuar apo vleresuar, perkundrazi disa te tjere kane arritur privilegje duke perdorur strukturat e PD-se si varke qe neprmjet hierarkise politike kane marre dicka te pa merituar. Vendimarrjet te jene me te hapura…

Tkurrja e partise eshte nje fakt qe me shqeteson, dikur kishim qe cdo seksion menaxhonte nje qender votimi, tani kemi nje seksion qe menaxhon tre qendra votimi, pse ? Menyrat e realizimit te aktivizimit te strukturave te PD-se jane te ndryshme dhe nuk mund te kete recete, por duhet bashkim te ideve dhe qellimit qe kemi ne, duhet nje riaktivizim te strukturave me promovime e motivime te antareve te partise, duhet harmonizim te strukturave te PD-se …

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?