AktualitetKategoria

Ministri Lleshaj kritika policisë ndaj dhunës për të nxjerrë jashtë banesës familjarët

Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj ka reaguar në lidhje me skenat e dhimbshme për të nxjerrë jashtë banesës familjarët. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se policia ka bërë detyrën, por sipas tij efektivët nuk kanë bërë një sjellje dinjitoze.

“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë. PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!”

5
5
4
3
2
1
53535790_593325227809941_6187009821359734784_n

<►>

Banorët e një banese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” bllokuan rrugën duke u shtrirë për të ndaluar prishjen e banesës së tyre. Vendimi i Gjykatës që i kthen pronarëve një sipërfaqe toke pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” nuk i ka pëlqyer pronarëve të një ndërtese që është mbi këtë pronë.

Ata sot kanë protestuar duke zënë rrugën e duke u shtrirë në të për të penguar ndërhyrjen për ta shembur ndërtimin e për të liruar tokën në pronësi të tyre. Por pronarët e ndërtesës thonë se kanë dokumente të rregullta dhe banojnë atje prej 70 vitesh. Ata thonë se toka është në pronësi te shtetit ndërsa tregojnë dokumentet./ Opinion.al


Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?