Mjeku i rrahur, reagon ashpër Manastirliu: Ata që dhunojnë mjekët meritojnë burgun

0

Dhuna ndaj bluzave të bardha ka nxjerrë mjekët specializantë në protestë në ambientet e  QSUT-së.

Kjo protestë vjen pas dhunës që u ushtrua disa ditë më parë ndaj koleges së tyre.

Me herët, Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv.

Fill pas ketij vendimi dhe protestes, ka reaguar edhe ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Manastirliu shprehet se mbështet plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës.

Ajo thekson se e konsideron të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. “Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!”

Postimi i plotë i Manastirliut:

Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author