RAMA PARALAJMËRON BASHËN E KRYEMADHIN: MË KEQ DO TA KENI PO VAZHDUAT RRUGËVE

Teksa foli për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Rama tha se opozita është e lirë të bëjë si të dojë.

Sipas kryeministrit, nëse ata vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve do ta kenë edhe më keq, ndërkohë që theksoi se është i sigurt që nuk do të fitojnë asnjë bashki që ka mazhoranca.

‘Nuk e di çdo bëjnë ata, a do futen në zgjedhje apo nuk do futen. Unë them do futen, por ta bëjnë si të duan. Por jam i sigurt që ata nuk fitojnë asnjë nga bashkitë që ne kemi dhe nuk do mbajnë dot as gjysmën e atyre që kanë. Nuk e di dhe sa do vazhdojnë rrugëve, por më keq do ta kenë’, deklaroi Rama.