E fundit: Tension në Fier/ Policia përplaset me protestuesit

Tensione të forta janë vërejtur në Fier para disa momentesh në përballjen e Policisë me protestuesit e shumtë që janë mbledhur me thirrjet “Rama ik!” në hyrje të qytetit të Fierit. 

Protestuesit e prirë nga kreu i degës së PD, Luan Baçi, kanë lëshuar thirrje të forta me megafon, por Policia, që ka krijuar një kordon,  i ka shtyrë ata për të mos lejuar t’i afrohen rrugës ku pritet të kalojë kryeministri për takimin e ditës së dytë me socialistët.

Baçi deklaroi për mediat se Policia është duke i provokuar,  sepse ka futur civilë të saj në radhët e protestuesve.



0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments