Banorët e Lusnës në Kukës bëjnë thirrje për protestë më dt 17 Mars.
Pas protestes së datës 16 Mars, po me 17-Mars ora 11:00 një betejë tjetër nis për ne bashkëfshatarët e Lusnës. Te gjithe te bashkuar do te jemi atje… Beteja per mbrojtjen e Lusnes nga një masaker ekologjike qe po pergatitet ndaj pasurise me te çmuar te natyres qe na e ka falur Zoti. Fshati Lusën eshte nje nga fshatrat me te pasur me burime ujore dhe keto burime jane pasuri e te gjithe banore dhe askush nuk mund te abuzojn me to. Arsyeja që banoret e Lusnes jane alarmuar eshte se ka nisur të zbatohet një projekt për ndertimin e nje HECI duke mbledhur te gjitha burimet ujore dhe rrjedhen e perrenjeve te ketij fshati.
Pa uje nuk ka jete. Ne si Lusjan qe na karakterizon solidarizimi mes njeri-tjetrit, nuk mund te tolerojme qe per interesa korruptive te shkaterrohet kjo pasuri natyrore, ne do dime si ta mbrojme ate. Bjeshket tona te mrekullueshme nuk mund te kthehen djerre… Kjo dore e babzitur do ndalohet me cdo kusht, qofte dhe me kosto, eshte zeri i fuqishem i ketyre banoreve qe do e mundi te keqen, e mira do triumfoj..Ata u shprehen se nese nuk reagojme sot, neser do jete vone si dhe as brezat e ardhshem nuk do te na e falin.
Duhet te bashkohemi te shuajme makuterine e disa personave qe fshihen prapa ketyre projekteve djallezore…Ne jemi te bindur se do ti z’brapsim. Zeri jone eshte nje apel i forte dhe teper reagues, ndaj ne kerkojme: Anullimin e ketij projekti shkaterrues per Lusnen, kjo ishte kryefjala e takimit te sotem. Apelojme qe ta ndalojme kete masaker duke ftuar te gjithe bashkefshataret qe te na bashkohen para se te jete vone! I bejme thirrje pushtetit te sotem, te mos e kryejne kete masaker, te anulloj projektin. Bejme me dije se vendimi per ndertimin e ketij HECI eshte marre ne skutliqet tinaz pa u konsultuar me komunitetin.
Kane shkelur parimin baze te se drejtes zakonore, kane shkelur legjislacionin mbi bazen e te cilit zhvillohet shoqeria. Ndaj, me date 17-Mars ne Lusen te gjithe sebashku, te gjithe unison per te mbrojtur vendlindjen tone. Sot ishte fillimi i nje beteje qe ne fund do fitoj drejtesia, ajo eshte ne anen e shumices. Te bashkuar do ia dalim !