Rudina Hajdari shfaqet në krahë të Soreca(Vlahutin) dhe deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni.

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shfaqur sot përkrah ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe deputetës socialiste, Eglantina Gjermeni.

Ata kanë qenë në Bashkinë e Vaut të Dejës ku kanë uruar gratë dhe vajzat për 8 marsin. Pasi mbajti fjalën e saj përballë grave, Rudina Hajdari u pyet nëse foli si deputete e Partisë Demokratike.

“Jo, fola si qytetare e Shqipërisë”, ka thënë shkurt ajo, pa u përgjigjur nëse do të vazhdojë ta mbajë mandatin.

Në fjalën e saj gjatë aktivitetit, Hajdari ka thënë se “Duhet të punojmë bashkë në të gjitha fushat për të arritur gjërat elementare. Mos harroni kurrë se ju jeni forca e këtij qyteti, por duke punuar bashkë, duke ngritur zërin si sot, ne nuk do ishim në dijeni të problemeve dhe t’i adresonim ato”.

Rudina Hajdari deri më tani nuk ka pranuar ta dorëzojë mandatin e deputetes. Më herët, xhaxhai i saj Sali Hajdari ka thënë se Partia Demokratike po orkestron sulme ndaj saj dhe ndaj gjithë familjes Hajdari, për shkak të vendimit që ka marrë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments