Përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë, takojnë Ramën.

Përfaqësues të Bashkimit Europian në Tiranë, me në krye Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të qeverisë.

Ky është rasti për të nënvizuar edhe njëherë korrektesën e përpikmërinë e të huajve në raport me papërgjegjshmërinë tonë, sidomos kur vjen puna për takime e orare fikse.

Siç mund ta shikoni në foton e parë përfaqësues të BE dhe Danielsson kanë hyrë të parët në Kryeministri ndërsa shefi i qeverisë, Edi Rama nuk ka mbërritur ende.

53514130_379498426209297_5325001277938073600_n.jpg

Madje edhe ministri i jashtëm Gent Cakaj ka mbërritur me vonesë pasi siç mund ta shikoni në këto foto, nuk i pret te dera por shkon e i takon aty ku janë, zyrtarët e huaj të cilët tashmë kishin zënë vendet në tryezë dhe prisnin përfaqësuesit e mazhorancës të cilët më pas janë kompletuar dhe me mbërritjen e ministres Elisa Spiropali.

53283469_383089115608795_5317546833914888192_n.jpg