Aktualitet

Majko i lëshohet Mero Bazes/ Kam shërbyer, dhe kur kam lënë zyrën. Ti bashkëpunëtor i Sali Berishës.

Nga Pandeli Majko

Jetojmë në kohë të vështira dhe ankthi për politikën! Në dijeninë time, nuk më ka marrë malli të bëj gjëra të cilat i kam përbuzur që ditën që i kam hyrë politikës. Zoti Baze e di këtë edhe kur ai (pa ironi) ishte një bashkëpunëtor luajal i Sali Berishës.

Roli i ‘delfinit’ është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë ‘dezhurn’ (siç shkruan Baze) që 30 vjeç në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, jo për ‘fajin’ tim. Kam shërbyer, dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë se sa ditën kur e kam marrë detyrën.

Titullin ‘kryeministër i socialistëve’ e konsideroj një nder, të cilin nuk kam ndërmend ta shkëmbej në pazarin e maskave të politikës. Ditët e vështira i konsideroj provë për besimin dhe jo bukshkalësinë.

Pena e Meros është e rrallë në gjetjen e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj. Kësaj të fundit nuk kam çfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit.

Në korridoret e politikë shqiptare i njoh rregullat. Një prej tyre është se ‘Lajmësi nuk ka faj’! Ai është dezhurni i kohës! Sigurisht!

Reagimi i Bazes

Botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka reaguar pas komentit të ministrit të Diasporës Pandeli Majko.

Ndër të tjera gazetari shkruan:

“As unë, as gazeta Tema, nuk kemi shkruar që Pandeli Majko është i preferuari i opozitës për kryeministër. Unë e kam perceptuar si tallje të Monika Kryemadhit kur e ka thënë me zë dhe figurë në tv këtë gjë.  Por me sa po shikoj nga reagimi zotit Majko, atij i ka ardhur keq që nuk e kam marrë seriozisht idenë e Monikës. Kjo më ka ndodhur ngaqë kam marrë seriozisht Majkon. Nuk e përsëris më”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?