Gazetarët pyesin Bashën/ A do të ulet me Ramën nëse ndërmjetëson Presidenti?
Lulzim Basha është pyetur sot nga mediat nëse do të ulej në dialog me kryeministrin Edi Rama, me ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta? Gazetarët e pyetën nisur nga idetë e hedhura nga disa analistë politikë.
Basha tha: “Nuk jam këtu për të bërë rolin e analistit. Unë flas në bazë të fakteve dhe besoj, në emër të të gjithë kolegëve opozitarë dhe pjesën tjetër le ta bëjnë analistët e lirë, që janë të paktë, por ditë më të mira do të vijnë për Shqipërinë. Apo jo, zonja Kryemadhi?!” pyeti Basha dhe u largua bashkë me kryetaren e LSI-së.
Total 0 Votes
0
0