Dhunohen nxënësit që protestuan kundër transferimit të paligjshëm të mësueses së tyre Fatbardha Miftari

 
Nxënësit e shkollës së mesme “Said Najdeni” në Dibër, janë dhunuar verbalisht dhe janë kërcënuar teksa kanë protestuar kundër transferimit të paligjshëm të mësueses së tyre Fatbardha Miftari. Roja i shkollës me urdhër të Drejtorisë, ka tentuar të godasë nxënësit.

Mësuesja e shkollës detyrohet, pa dëshirën e saj të japë mësim në fshatin Mustafë në Arrëz e të bëjë çdo ditë 5 orë udhëtim vajtje-ardhje. Për shkak të protestës, prindërit e nxënësve dhe mësuesit që i kanë mbështetur, janë kërcënuar me heqje nga puna.

Image

“Edhe përse kërcënimet kanë qenë nga më të tmerrshmet për ju, për prindërit tuaj për heqje nga puna, për mësues që u janë dhënë vërejtje se ju keni dalë këtu për lirinë e fjalës. Ecni rrugën e drejtësisë”, tha mësuesja Fatbardha Miftari.

Image

“Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur shumë kërcënime me telefonata për heqjen e prindërve nga puna, apo kërcënime nga më të ndryshmet. Ne nuk do të ndalemi. Edhe përse ka kërcënime, ne do ta ccojmë këtë punë deri në fund”, tha një nga nxënësit protestues.