Rama në Twitter: 24 orë në Itali për të mbrojtur Shqipërinë

0

Pas largimit nga salla e Kuvendit, ku u betuan edhe katër deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryeministri Edi Rama ka postuar edhe një status në Twitter ku thotë se po shkon në Itali për të mbrojtur Shqipërinë pas cenimit të rëndë të dhunës partiake.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë,pas cënimit të rëndë që i’u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Për Shqipërinë #FinoAllaFine”, shkruan Rama, i cili do të jetë i ftuar në emisionin “Porta e Porta” të gazetarit italian Bruno Vespa./Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author