PROTESTA E OPOZITËS, DEPUTETËT SHKOJNË NË PARLAMENT 1 ORË PARA

Deputetët kanë shkuar 1 orë më herët, për të shmangur përplasjen me protestuesit, të cilët ende nuk janë mbledhur para Parlamentit.

Ndërkaq, ka nisur zbatimi i planit të masave nga policia. Mbi 1000 efektivë janë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Forcat e rendit janë në vijën e parë ndërsa FNSH dhe RENEA, qëndrojnë në rreshtin e dytë.

Deputetët po futen në Parlament nga hyrja përballë me pedonalen, ngjitur me qendrën tregtare. Rruga që të çon te pedonalja është bllokuar me skela metalike për të mbajtur larg turmën nga deputetët.

Angazhimi i strukturave të policisë është maksimal dhe përveç forcave në terren Ministria e Brendshme ka vendosur edhe kamera për evidentuar personat që do provokojnë akte dhune.

Ndërkaq, ditën e sotme policia do të përdorë edhe ujë me ngjyrues për të lehtësuar identifikimin e personave që do kryejnë skenarë dhune. Po ashtu ashtu si në protestat e kaluara edhe sot do të përdoret gaz lotsjellës.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments