Aktualitet

Kiri Hajdari në krah të Lulzim Bashës në protestë. E motra pret përgjigje akoma nga Knut-i.

Deputetja e PD Rudina Hajdari vendosi mos djegë mandatin si deputete duke zgjedhur rrugën Parlamentare.

Por në këtë pikë, duket se ndahet me vëllain e saj Kiri Hajdarin i cili mendon se beteja duhet bërë në rrugë me protestuesit.

Kiri Hajdari ka zgjedhur të bëjë një gjest tjetër. Ai po proteston në mënyrë tërësisht të dukshme e publike.

Djali i Azem Hajdarit ka dalë në ballë të protestës, krah liderit Lulzim Basha ku është e pamundur që kamerat mos fokusohen. Duket se Rudina Hajdari dhe vëllai i saj nuk ndajnë të njëjtin qëndrim sa i takon politikës dhe rrugës së demokracisë që shtroi i ati i tyre i ndjerë, Azem Hajdari.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?