E frikshme/ Shikoni këto “cuname akulli”. VIDEO

“Cuname akulli” të rrezikshme janë mjaft të mëdha dhe mund të rrëzojnë shtyllat dhe muret pa problem.

Këto copa të forta dhe të mëdha akulli zhvendosen si pasojë e erërave të fuqishme.

Prej thuajse një jave erëra të fuqishme me shpejtësi deri në 60 milje në orë kanë pushtuar Liqenet e Mëdha, duke shkaktuar mjaft dëme në vend dhe vështirësi në fluturimet ajrore. e

Si pasojë e këtyre erërave të fuqishme copa masive akulli janë grumbulluar në plazhe, rrugë dhe madje edhe disa rezidenca pranë liqeneve.

“Ne kemi pasur stuhi në të kaluarën, por jo si kjo,” tha Davor Schultz, banor i Hoover Beach në Nju Jork për shërbimin e lajmeve WGRZ.

Historikisht, megjithatë, këto cunami akulli nuk janë të parat në llojin e tyre. Studimi shkencor i këtyre ngjarjeve daton në 1822-shin.  

Formalisht të njohura si shtytjet e akullit fenomenet e habitshme kanë më shumë gjasa të ndodhin në pranverën e hershme, kur akulli sapo fillon të dobësohet dhe prishet.

Përveç kësaj, ato priren të ndodhin kur erërat e forta fryjnë drejtpërsëdrejti në plazhe me pjerrësi të butë. Sa më e butë të jetë pjerrësia, ujërat më në brendësi të ujit mund të shtyjnë akullin.

Këto shtylla akulli mund të bëhen të pafundme. Në vitin 2001, ngarkesat e akullit në bregun e detit Chukchi të Alaskës arritën deri në 16 metra të gjatë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author