Agron Duka dhe Nard Ndoka firmosin dorëheqjen nga mandati

0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka firmosur deklaratën e dorëheqjes së mandatit.

Deri tani Duka nuk e kishte firmosur. Me këtë akt, ai i bashkohet edhe deputetëve të tjerë të opozitës.

Ndërkohë kundër këtij vendimi janë shprehur disa deputetë, por edhe kandidatë për deputetë.

Nard Ndoka

Duke qenë se gjatë ditëve që opozita ndërmori hapin radikal për të dorëzuar në bllok mandatet, deputeti Nard Ndoka gjendej në Bruksel me punë zyrtare, spekulimet për një hyrje të mundshme të tij në parlament kanë qenë të shumta.

Por kreu i PDK, Nard Ndoka sapo është kthyer ditën e sotme, i është bashkuar vendimit të opozitës së bashkuar dhe ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Burime pranë kreut të PDK-së e konfirmojnë këtë fakt dhe shtojnë  se Ndoka nga Rinasi është paraqitur mesditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit dhe ka firmosur aty sipas procedurës, lënien e mandatit të tij duke shuar kështu edhe shpresat dhe spekulimet nga zëra të Rilndjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author