Këta janë deputetët që marrin rrogën kot dhe nuk kanë folur asnjëherë në Parlament.

Në publikimin e Institutit të Studimeve Politike, janë listuar edhe deputetët që nuk kanë folur asnjëherë në Parlament.

Ajo që bie në sy, është se përveç emrave pak të njohur në publik si Bujar Çela, Ilir Ndraxhi, Luan Harusha, Reme Lala, Robert Bitri apo Jurgis Çyrbja, ka edhe deputetë të tjerë të njohur të cilët janë në parlament prej disa legjislaturash dhe nuk kanë folur asnjëherë si Nard Ndoka, Paulin Sterkaj, Bashkim Fino, Tom Doshi, Vangjel Tavo apo Sadri Abazi.

Gjithsesi, drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike Afrim Krasniqi tha në “Opinion” se gjatë periudhës që është bërë ky klasifikim, Bashkim Fino ka pasur një sëmundje dhe një mungesë të gjatë, por është ndër deputetët model që aktivizohet dhe kontribuon në komisionet parlamentare./Opinion.al