Dorëzohen Europianët: Problemet politike zgjidhini vetë

Aktualitet Politike

Gjatë konferencës së delegacionit europian në Tiranë, Knut Fleckenstein tha se pas 30 vitesh nga rënia e regjimit, ka ardhur koha që politikanët shqiptarë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

“Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t’i zgjidhë vet ë problemet e veta. Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim, por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit. Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. 90% të shqiptarëve duan të futen në Bashkimin Europian dhe ky është mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri tjetrin”, tha raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, gjatë konferencës

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?