BALLA NGA BELSHI: JEMI NË TË NJËJTIN KRAH ME SHBA DHE BE.

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetët Musa Ulqini e Anastas Angjeli zhvilluan një takim me Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Belsh.

Duke komentuar protesta e opozitës, Balla  tha se ato janë skenare të Berishës, sa herë që i  cënohen interesat e tij.

“Ne të gjithë e dimë se cili është Sali Berisha. Ne e dimë se çfarë metodash përdor dhe gjithçka ndodhi në 16 Shkurt, gjithçka patë në ekranet e televizioneve janë skenar i përsëritur i një simbioze kriminale të Sali Berishës sa herë që cënohen interesat e tij apo të familjes”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, PS është në të njëjtin krah me SHBA dhe BE, ndërsa vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush.

“Unë jam krenar ta them që sot Partia Socialiste e Shqipërisë është e konsoliduar në të njëjtin krah me SHBA dhe BE dhe siç e keni ndjekur vetëvrajsen politike të PD dhe LSI, nuk e ka mbështetur askush dhe nuk ka për ta mbështetur askush. Ata vetë vendosën të dalin nga sistemi demokratik ndërsa ne kemi detyrën t’i qëndrojmë strikt dhe besnik mandatit që na është besuar në 25 Qershor. Mandati i 25 Qershorit ishte referendum.

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë personat përgjegjës për një dëmtim të rëndë të imazhit të Shqipërisë me dhunën e 16 Shkurtit.

Ato pamje që rikthyen në mendjet e shqiptarëve ngjarjet e rënda të 1997-1998 dëmtojnë në radhë të parë ekonominë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author