Vdes në zyrë drejtori i Hipotekës

0

Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një ataku kardiak.

Hysi, 44 vjeç, ndodhej në zyrë në krye të detyrës, kur është ndjerë keq.

Ai ka humbur jetën menjëherë pa pasur mundësinë ti jepej ndihma e parë.

Hysi ishte ndërkohë edhe pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Burime nga spitali i Sarandës, kanë bërë me dije se trupi i 44 vjeçarit ka mbërritur i pajetë.

Miqtë dhe të afërm të tij thanë se Hysi nuk kishte paraqitur më herët probleme shëndetësore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author