Turpërohet babai i Bebe Rexha/ “Bën mirë nëse ndalesh duke publikuar pornografi

Jam shumë i dëshpëruar’ ishin fjalët e babait të këngëtares Bebe Rexha pas publikimit të vidoklipit të kësaj të fundit.

‘Last Hurrah’ quhej vidoeklipi dhe përmbante skena të nxehta dhe provokative.

Pakënaqësinë e babasë, Bebe e bëri publike përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ai i kishte shkruar: “Bën mirë nëse ndalesh duke publikuar pornografi sepse më bën të ndjehem keq, nuk mund ta pranoj këtë më. Ndjehem i turpëruar të dal në publik, jam shumë i dëshpëruar, nuk mund ta besoj”.

Dhe një javë më pas Bebe Rexha ka fluturuar për në New-York për të takuar babanë e saj i cili nuk i flet më.

 “Ai ende nuk më flet, kanë kaluar dy javë. Ja përse po iki në Nju-Jork tani”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare për TMZ.

Image