BALLA PARALAJMËRON ARRESTIME: POLICIA KA IDENTIFIKUAR PROTESTUESIT

Taulant Balla i ka cilësuar të turpshme e të dënueshme deklaratat e disa prej ish-deputetëve të opozitës, duke iu referuar edhe asaj të Petrit Vasilit. Balla ndodhet sot përballë një paneli gazetarësh në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 për të folur për zhvillimet e fundit politike.

I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga se nga doli nga parlamenti, referuar protestuesve, Balla tha se ka dalë nga e njëjta rrugë si gjithmonë.

“Kam dalë nga e njëjta rrugë që dal gjithmonë, nga pedonalja që përshkon mes kuvendit dhe një qendre tregtare dhe kam ardhur në News24”, tha Balla. Ai u shpreh më tej se e gjithë Tirana ka qenë në një ditë normale. “Me përjashtim të rrugës hyrëse tek Rruga e Elbasanit për të ardhur tek godina e Kuvendit. Ajo që po shohim është një proces vetëasgjësimi i PD-së dhe LSI-së. Kemi dëgjuar që ish-kolegë, Petrit Vasili kanë bërë thirrje. Është akt i turpshëm i dënueshëm, nëse do të guxonte ndokush që të atakoheshin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë është një vepër penale dhe kushdo do marrë ndëshkimin”, tha Balla.

Sipas tij, u përsërit i njëjti skenar i 16 shkurtit ku PD përdor persona të inkriminuar. Më tej Balla tha se në protestë ishin punonjës të administratës së bashkive Kamëz, Vorë e Shkodër.

“Kujtojmë se dy nga të arrestuarit janë të dënuar për trafik droge. Ju keni parë pamje të qartë se si njerëz nga administrata e bashkisë Kamëz, bashkisë Vorë, bashkisë Shkodër dhe nga ujësjellësi Shkodër”, tha ai.

Balla theksoi se protestuesit janë identifikuar dhe se nesër policia do bëjë të ditur emrat e atyre që kanë përdorur dhunë. “Patjetër, besoj që nesër institucionet e policisë së shtetit do të bëjnë të ditur dhe emrat e personave që kanë përdorur dhunë. Persona e identifikuar si të dhunshëm do të marrin ndëshkimin e merituar”, u shpreh Balla.

basha-protesta-kuvendi
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (8)
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (7)
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (6)
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (5)
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (4)
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (3)
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (2)
protesta-kuvendi-boti me uje
GAzilotsjelles-protesta-ikja-vra-parlamenti (1)
proteste-kuvend-basha3
proteste-kuvend-basha4
proteste-kuvend-basha6
proteste-kuvend-basha7
proteste-kuvend-basha8
proteste-kuvend-basha9
proteste-kuvend-basha10
proteste-kuvend-basha1
proteste-kuvend-basha
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments