MES SHPRESËS SË VRARË DHE DËSHPËRIMIT

0

Lirim Nezha

E para lindi shpresa në këtë vend,pastaj lindën vrasësit e shpresës.
Më shumë se një çerek shekulli më parë shqiptarët ishin të varfër por plot shpresë.U shkëlqenin sytë në zgavrat e thelluara prej vuajtjeve të shkaktuara prej regjimit të egër komunist sepse po shihnin të shembeshin mure.Po shihnin më në fund se cfarë ishte bota e lirëPo shihnin njerëz që rendnin herë të orientuar e më së shumti pa busull.Po e përjetonin mjerimin e tyre real pleksur me ëndrrën e të ardhmes ndryshe.As vetë nuk e dinin se si do të ishte e ardhmja.Herë herë shfaqej si një vegim që po vinte prej Amerikës,herë shfaqej si një dritë e fortë prej Europës.Dhe ne,shqiptarët e mjerë, ju sulëm mureve të ambasadave brenda të cilave kishte shpresë.Ju sulëm brigjeve matanë sepse në horizontin e pa anë do të duhej të ishte liria dhe begatia.Ju sulëm statujave për ti shtënë nga piedestalet.Ju sulem pronave dhe gjithshkaje që kishim ndërtuar me mundim prej skllavi.Ju sulëm gjithshkaje që kishte ky vend…!Por harruam,nuk mundëm ose nuk na lanë të suleshim në atë që do të duhej të ishte objektivi kryesor i revoltës,Blloku famëkeq komunist ku vazhdontë të majmej e keqja e madhe e shqiptarëve.
Ka shumë njerëz që thonë se u bë mirë që nuk u derdh gjak shqiptari.Edhe unë mendoj ashtu….Por nga ana tjetër mendoj se brenda atij blloku nuk kishte shqiptarë por gjaku i tyre i shprishur që do të duhej së paku të ishte shporrur nga ky vend.Do të duhej të ishte detyruar të shporrej.Do të duhej të ishte nisur syrgjyn.Nëse do të kishin ikur ata,ndoshta sot Shqipëria do të ishte plot me shqiptarë e nuk do të detyroheshim të iknim ne.Të gjithë do të ishin kthyer dhe ky vend do të ishte pjesë e Europës së ëndërruar.Nëse monstrat që gjallonin brenda bllokut do të merrnin reston,atë që meritonin prej një populli që vuajti gjysëm shekulli prej tyre,atëherë nuk do të ishim këtu ku jemi.
Është kjo arsyeja që në këto 28 vjet më së shumti jemi drejtuar dhe drejtohemi po prej këtyre monstrave,bijve apo nipërve të tyre dhe ndërkohë presim që në këtë vend të bëhet drejtësi.Të gjitha sa po shkruaj janë argumenta dëshpëruese,por me sa duket ky ishte fati ynë i thurur keq ,me gjemba si kurora e Krishtit.Shqiptarët,ata që pas një brezi të plotë emigrimi do të duhej të ktheheshin sot për të begatuar vendin e tyre,nuk kthehen dot.Nuk kthehen dot sepse shohin që ne ende po përpiqemi me cdo kusht ta zbrazim këtë vend.Ne jemi ende si 28 vjet më parë duke populluar kampet e refugjateve nëpër Europë,ndërkohë që do të duhej të ishim një vend I begatë,pritës refugjatësh dhe emigrantësh.Na shohin ne tek rendim për të aplikuar për llotarira gjithfarëshe,mjaft të gjejmë mundësinë për t’i ikur këtij vendi.Jo pse ky vend është i mallkuar.Unë besoj se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti,por i rënë peng në duar kriminelësh dhe gjakpirësish,i kapur nga një grumbull shushënjash që nuk ngopen duke thithur gjak shqiptari.
Ne presim sot që bijtë e bllokmenëve të bëjnë drejtësi dhe cuditerisht,disa nga ne edhe e besojnë këtë marrëzi.Por Shqipëria është një vend që gjithnjë e më shumë e vret shpresën dhe ofron dëshpërim dhe marrëzi .

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author