BRAÇE TREGON ‘PËRPLASJEN’ ME ISH-MINISTRIN

Erion Braçe është përgjigjur për herë të parë për ‘përplasjen’ me ish-ministrin Arben Ahmetaj, brenda Partisë Socialiste.

I ftuar në ‘A Show’, gazetari Adi Krasta i tha Braçes se burime të sigurta në PS, i kishin treguar se ai nuk shkonte mirë me Ahmetajn, pohim të cilin zv.kryeministri nuk e mohoi.

‘Unë kam informacion nga dy burime të brendshme. Ju nuk keni shkuar mirë me ministrin Ahmetaj, pse?’, u shpreh Krasta, ndërsa menjëherë erdhi dhe përgjigja nga Erion Braçe.

‘Sepse unë jam i majtë. Unë nuk bëj hajdut askënd pa fakte. E majta është këtu brenda (vendos dorën në zemër) është pasion, është formimi im dhe është ideologjia ime. Përsa është kaq ka dhe raporte të miat me këtë gjë. Në lidhje me barrën fiskale, sektorët që duhen subvencionuar apo ku duhet të shkojë paraja’, shtoi Braçe.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments