Nuk i ndahen Shpëtim Gjikës/ Dikush synon të përdorë kokën time për fushatë

0

Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar një ditë pas lajmit të dhënë nga prokuroria për dërgimin e tij në gjyq për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e parkimeve.

“Hetimi vazhdon, nuk është mbyllur ende, dhe unë personalisht, jam i interesuari i parë që kjo çështje të zbardhet drejt! Nuk më shqetëson fare nxitimi i organit të akuzës, për të nxjerrë konkluzione pa u mbyllur afati i hetimit, nuk e kanë për herë të parë që e bëjnë me mua këtë veprim!”, – ka deklaruar Gjika.

Prokuroria e Vlorës ka njoftuar se Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë akuzohen se kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncesion për parkimet me pagesë në 24 rrugë të qytetit. Por ish-kryebashkiaku Gjika mendon se prokuroria është duke bërë një lojë me akuzat ndaj tij.

“Të them se “dikush” nga prokuroria ka vënë bast që të më dënojë se s’bën, nuk e them dot, sepse për fat të mirë, bastet janë hequr nga Shqipëria! Të them që “dikush” nga prokuroria kërkon të bëjë karriere apo “të kalojë” vetingun me mua, as këtë nuk e them dot, sepse jo shumë kohë më parë, dy “madhorë” nga këta “ dikushet” ngecën paq në rrjetën e vetingut me këtë metode! Të them që “dikush” kërkon ta përdorë këtë çështje si kalë beteje në fushatën e pritshme elektorale, as këtë nuk e them dot, sepse është e sigurt që kjo do ti kthehet në boomerang! E vetmja gjë që më ngelet të them: E drejta e ka rrugën e gjatë….por vjen”, – është shprehur ish-kryebashkiaku i Vlorës.

Flitet se kryeministrit synon ta përdor kokën e tij para të huajve se “ja e arrestova një nga të korruptuarit e PS-së”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author