KOÇIJANÇIÇ KUNDËR OPOZITËS
Zëdhënësja e KE-së Maja Koçijançiç, në një deklaratë për shtyp ka folur për djegien e mandateve nga opozita e bashkuar.
Koçijançiç e ka cilësuar djegien e mandateve kundër aspiratës së BE, ndërkohë ka bërë thirrje që opozita dhe mazhoranca të angazhohen në negociata.
Zëdhënësja e Komisionit Europian shprehet se ky vendim dëmton demokracinë, pasi deputetët duhet të shërbejnë brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij.
‘Ajo që mund të them është se të nënvizoj atë që eurokomisioneri Hahn dhe zonja Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat ata kanë riafirmuar edhe njëherë të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë por kanë denoncuar çdo retorikë politike per dhune. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundërshtim me vendimet që qytetarët kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në Parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës, në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi’, ka thënë Koçijançiç.