Informatat të pakonfirmuara zyrtarisht nga SHISH paraqesin dezinformata, o portali “Pamfleti”!

0

Nga Luan Hamiti.

Artikulli është një cung pa pikë logjike, i nisur nga urrejtja patologjike për një krah apo tjetër politik dhe jo nga informatat reale që janë marrë zyrtarisht nga Institucioni. Luan Hamiti Në faqën e Internetit të portalit “Pamfleti” doli një shkrim qesharak kinse Shërbimi Informativ të Shtetit ka bërë dosje për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, por DSIK e paska fshehur (!?). Prej nga guxon “Pamfleti” të flet në emër të SHISH me informata të pakonfirmuara zyrtarisht?! Këto informata janë spekullime dezinformuese që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Ju duhet të mos zini më në gojë emrin e SHISH për artikujt juaj science fiction, sepse Institucioni duhet lejuar në qetësi të punojë e jo të jetë në mes të “skabdaleve” të shtypit çdo herë kur iu teket juve! Është absurd pretendimi edhe se gjoja DSIK paska “fshehur” dosjen e SHISH.

Me siguri në krye të DSIK mund të ishte një person që nuk ju konvenon juve, se ashtu keni vepruar 5 vite me radhë, me shantazhe e linçime edhe ndaj administratës së kaluar të Shërbimit Informativ të Shtetit! Artikulli është një cung pa pikë logjike, i nisur nga urrejtja patologjike për një krah apo tjetër politik dhe jo nga informatat reale që janë marrë zyrtarisht nga Institucioni dhe si pasojë është shkatërrimtar për sigurinë kombëtare.

Sugjerimi im është për administratën e SHISH, që të vë padi ndaj çdo subjekti mediatik që spekullon në emër të tij! Duhet vendosur njëherë e përgjithmonë rregullin në fushën e mediave, sepse dezinformatat të vazhdueshme nxisin dobësi dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare. Tiranë, 24 shkurt 2019

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author