2019/ Kush janë 5 funksionet e reja të WhatsApp

Aplikacioni shumë popullor i komunikimit blerë nga Facebok në 2014-ën sot numëron 2 miliardë përdorues aktivë në muaj. WhatsApp është padyshim një prej më të përdorurëve sot.

Ofron mesazhe me tekst, audio dhe video thirrje si dhe dërgimin e imazheve dhe përmbajtjeve të shumëllojshme.

Gjatë 2019-ës aplikacioni do të pajiset me disa funksione të mrekullueshme. Disa prej tyre janë si “WhatsApp Dark Mode” dhe “Sticker” të rinj. Këto janë pesë funksionet e reja të WhatsApp që do të vinë në 2019-ën.

1. Kyçja përmes skaneri të shenjave të gishtërinjve

Prej kohësh spekulohet për një sistem të kyçjes në aplikacion me skanerin e shenjave të gishtërinjve. Sa herë që do të përpiqeni të hapni aplikacionin dhe të shikoni mesazhet në ekran do të kërkohet të vendosin shenjën e gishtit. Ky funksion mund të çaktivizohet manualisht.

2. WhatsApp Dark Mode

Ky funksion do të jetë tepër i dobishëm gjatë bisedave në orët e vona të natës me miqtë dhe familjen tuaj. Automatikisht identifikon kur fikni dritat dhe kalon ndërfaqen në të errët. Më së shumti nga ky funksion përfitojnë sytë tuaj.

3. Sticker fantastikë

Përdoruesit do të mund të kërkojnë stickers më të fundit nga paneli i kërkimit. Gjithashtu të kërkojnë për sticker edhe kur janë duke shkruar mesazhe.

4. Mesazhet audio konsekuente

Ky funksion fantastik është i dobishëm për ata që komunikojnë shpesh me audio. Automatikisht do të luajë mesazhin tjetër audio pasi të ketë përfunduar ekzistuesi. Kështu nuk pse të shtypni mesazhin tjetër audio pasi të ketë përfunduar i pari.

5. Paraqitja e videove tek njoftimet

Ky funksion tregon një paraqitje të shkurtër të një video që mund tju kenë dërguar direkt nga paneli i njoftimeve. Versionet aktuale të WhatsApp japin paraqitje vetëm të imazheve dhe GIF në panelin e njoftimeve. Funksioni vlen edhe për videot e YouTube. Gjithashtu mund të luani video direkt nga aplikacioni WhatsApp pa shkuar në aplikacionin YouTube.