Skandal/ Ministrit të Jashtëm, Edi Rama, i vidhen pasaportat në Athinë

Policia greke ka bllokuar një numër pasaportash shqiptare, të cilat ishin duke u transportuar me autobuzë, pa ndjekur protokollin zyrtar që kërkohet në raste të tilla.

Por, pasi situata është sqaruar, ngjarja është bërë edhe më dramatike, për shkak se shoferi i ka rimarrë pasaportat nga autoritetet dhe është nisur për në Athinë ku edhe ka parkuar makinën.  Në këtë parking, pasaportat e Republikës së Shqipërisë, janë vjedhur.

Ende nuk ka një reagim të Ministrit të Jashtëm, Edi Rama apo të deleguarit prej tij në këtë detyrë, Gent Cakaj, lidhur me këtë tribalizëm që dëshmon ky institucion, i cili nuk arrin dot të kryejë edhe transportin e pasaportave të shqiptarëve sipas protokollit të duhur./ syri.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author