KLP hedh poshtë kërkesën për shkarkimin e Arta Markut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas shqyrtimit të kërkesës së dy partive opozitare PD dhe LSI për shkarkimin e Arta Markut si prokurore e përkohshme e përgjithshme e ka konsideruar atë si jashtë kompetencave të tij.
Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa ka natyrë administrative, jashtë kompetencave të këtij organi.

Më herët gjatë kësaj mbledhjeje KLP votoi unanimisht për Altin Dumanin si drejtues i përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda
Po ashtu dhe Ardjan Nezha me 7 vota pro, 4 kundër u emërua prokuror në Prokurorinë e Pukës.

Pas shkakrkimit të Irma Ballitt, KLP votoi me shumicë votash prokurorja Rozeta Qirjaqi si drejtuese në Prokurorinë e Apelit Korçë.

Në një rend dite të ngjeshur, ky këshill miratoi si të komanduar dhe 6 këshilltarët që do të veprojnë pranë tij:
Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.

Ndërkohë aktiviteti jashtë funksionit i prokurorëve është rregulluar dhe me një rregullore të miratuar sot, sipas së cilës ata mund të angazhohen në mësimdhënie 2 orë në javë brenda orarit zyrtar.

Fotografia e Sokrat Turtulli