Luan Rama: Sot është dita e shqiptarëve

Politike

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka thënë se sot është koha e popullit shqiptarë, është dita e lirisë në luftë kundër atyre që nuk duan Shqipërinë, që nuk duan të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe që nuk duan të ardhmen evropiane të familjeve dhe fëmijëve.

Fjala e deputetit Luan Rama 

Qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë!

Një popull mund ta gënjesh për një farë kohe. Një popull ta izolosh për njëfarë kohe. Një populli edhe mund t’ia vjedhësh votën me kriminelët për njëfarë kohë. Por një popull nuk mund ta gënjesh, nuk mund ta nënshtrosh, nuk mund ta gënjesh dhe nuk mund ta vjedhësh gjithë kohën.
Sot është koha e popullit. Sot është dita e lirisë. Prandaj të gjithë së bashku, në luftë kundër së keqes, në luftë kundër krimit, në luftë kundër atyre që nuk duan Shqipërinë, që nuk duan të ardhmen evropiane të Shqipërisë, që nuk duan të ardhmen evropiane të familjeve dhe fëmijëve tanë. Rroftë Shqipëria, poshtë krimi, poshtë e keqja e personalizuar tek Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?