E fundit/ Erion Braçe: Asnjë centimetër nuk bëjmë pas

Aktualitet Politike

zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për qetësi, durim dhe zbatim të ligjit sot gjatë protestës së opozitës.

Ai i ka kthyer edhe një përgjigje në distancë Presidentit Ilir Meta, duke thënë se mazhoranca nuk do t’i bëjë kurrë dy hapa prapa. Braçe thotë se nuk do të lëvizet asnjë centimetër nga demokracia dhe liria dhe asnjë centimetër nga reforma në drejtësi.

‘Gjithcka per Demokracine, Lirine, Voten e Qytetareve dhe Ligjin ne kete vend! Gjithcka per Drejtesine e Re, funksionale e te barabarte per te gjithe! Ose te barabarte si qytetare ne te drejta e para ligjit, ose pabarazia do vijoje te shkaterroje Demokracine. Qetesi, Durim, Ligj sot!’, shkruan Braçe në Instagram.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?