Zhaneta Barxhaj/ Komunizmi nuk ka ikur ende…vazhdon e shtrihet si krisje ngado.
Pas gati tre dekadash vjen sërish 20 Shkurti. Dikujt i vinë kujtimet e prezecës së tyre në këtë shesh, dikujt i rrjedhin lotët se në këto ditë të errëta humbën të dashurit e tyre të vrarë pa gjetur vrasësit… dikush tjetër e kujton si ditë lirie etj. Pas kaq vitesh një gjë është fare e qartë: Ne nuk e fituam dot lirinë as demokracinë. Thjesht u bëmë spektatorë të një shaqje të shëmtuar, e njëjta që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Ne vazhdojmë të endemi pa drejtim nën tisin e errët post- diktaturë, e cila rezultoj edhe më fatale se e para. Por, në këtë ditë meritojnë respekt dhe përulje të gjithë ata idealist që u ngritën për lirinë, meritojnë respekt të gjithë ata që u larguan nga kjo botë me këtë ideal në sy dhe shpirt. Ata bënë aq sa mundën…ne nuk e kemi bërë akoma pjesën tonë dhe i kemi një borxh ndërgjegjes sonë dhe pasardhësve tanë. Nuk duhet të lejojmë më përsëritjen e skenarit të këtij viti, që nuk di më nëse duhet ta quaj të bardhë apo të zi, nëse fituam apo humbëm më shumë.
Komunizmi nuk ka ikur ende…vazhdon e shtrihet si krisje ngado… ndaj ne jemi në këtë gjendje sot. Ashtu siç thotë edhe i madhi At Zef Pëllumbi ” Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij”… dhe ne vazhdojmë të jemi të mjerë, jo vetëm se nuk i kemi zotnue dot të këqijtë, por se u kemi dhënë gjithë pushtetin në këto 28 vite dhe ata e shitën Shqipërinë… Liria do vij vetëm atëherë kur të pastrohemi nga gjeni i kuq dhe gjeni i keq që na udhëheq….gjithë sa ndodhin dhe shohim janë skena të shëmtuara për të na mashtruar edhe njëherë, njësoj si më 20 Shkurt 1991. Dashtë zoti nuk përsëritet dhe na hapen sytë të kuptojmë se çfarë po ndodh…