Nga Përparim Peposhi/ Rama nuk mund të qëndrojë gjatë me një këmbë

Rama me një këmbë… Rama nuk mund të qëndroj gjatë me një këmbë. Ne sistemin demokratik qeveria qëndron në këmbë me dy këmbë, mazhoranca dhe opozita. Njëra këmbë Ramës tashmë i ka rënë, pritet ti bie dhe tjetra ose kemi rikthim të diktaturës, gje që ska shanse të ndodhi. Opozita duroj në maksimum dhe ajo nuk mund të jetë fasade e Ramës. Pyetja është po pse opozita arriti në një vendim kaq të vështirë dhe të pa parë në këto 29 vite demokraci? Përgjgjja është e qartë.

Demokracia ështëe shtrenjtë për çdo popull dhe për çdo kohë, ajo është fituar në 1990 dhe nuk mund të ketë kthim prapa, nuk mund të pranohet instalimim i një diktature të re. Mbrojtja e demokracisë kërkon mund e sakrifica, ruajtja e saj nuk ka çmim. Arsyet e këtij vendimi opozitar janë të shumta: . Shteti është i kapur nga mafia dhe e drejton atë. . Krimi ekonomik është i udhehequr nga shteti dhe ndodhet në duart e tij. . Kapja e të gjitha institucioneve nga një dorë e vetme. . Zgjedhja e një prokurorje në mënyrën më antidemokratike për të qenë vegël në duart e mafies. . Siguria juridike nuk egziston, nuk kemi Gjykata, Kushtetuesja dhe e Larta thuajse janë shkrirë, nuk funksionojnë.

Kurrupsioni ka arritur majën e Everestit . 2 km rrugë shkojnë 22 milion euro. . Nën syrin e këtij shteti fallsifikohet firma e sek shtetit Amerikan dhe asgjë su hyn në këmbë . Burgoset i pamundshmi për të paguar energjinë dhe s’burgoset hajduti i miliona eurove. . 500 mijë njerëz kanë marrë rrugët e emigrimit si pasojë e keq qeverisjes. . PPP-it janë gangrena e këtij vendi. . Media të lira nuk ka dhe ata që guxojnë të ngrenë zërin u dërgon krismat e kallashit. . Taksat dhe çmimet janë rritur aq shumë sa janë bërë të papërballueshme dhe këto qëllimisht për ta varfëruar këtë popull që mos të ketë mundësi të reagojë.

Lista e arsyeve është shumë me e gjatë por këto janë disa. . Opozita në mbrojtje të demokracisë ka marrë një vendim historik dhe është për tu përkrahur dhe përshëndetur . Në demokraci nuk mund te ketë parlament pa opoziten, nuk mund të ketë qeverisje pa opozitën. Rama nuk mund të qëndroj në këmbë me një këmbë, ai tashmë ka rënë thjeshtë çeshtje kohe…