Aktualitet

E bija e Azem Hajdarit dënon dhunën në protestë. I ka ardh keq për kërpudhën e Ramës.

Rudina Hajdari, deputete e PD, ka reagaur ne lidhje me protesten e organizuar nga opozita dhe denon dhunen e ndodhur ne te.

Ja se cfare shkruan ajo ne profilin e saj:

Një protestë e sukseshme nuk duhet të ketë dhunë në asnjë rast.

Qytetarët e Shqipërisë kanë shumë të drejtë dhe arsye të protestojnë kundër keq-qeverisjes, kriminalitetit, abuzimit shtetëror, autoritarizmit, papunësisë, padrejtësisë, diskriminimit, mos-zhvillimit .. etj.

Por mënyra sesi ne protestojmë dhe qëndrimet që ne mbajmë janë tepër të rëndësishme.
Çdo akt dhune i ndërmarrë është i papranueshëm dhe jo-legjitim.

Herojnë janë ata që distancohen nga dhuna dhe që përfaqësojë me dinjitet qytetarët, pjesa më e madhe e të cilëve janë kundër dhunës. Dhuna nuk e forcon kauzën tonë të drejtë, përkundrazi ajo e dobëson atë dhe madje rrezikon misionin dhe objektivat opozitare e demokratike.

Sikurse studentët, edhe ne rast provokimesh, duhet të tregojmë lidership dhe të menaxhojmë me integritet, të bashkuar, të vendosur dhe paqësorë derisa copëzat e fundit të një qeverie të rënë të shkërmoqen deri në fund për të hapur rrugë një modeli evropian qeverisje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?