Sadiku, pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Armando Sadiku është rikthyer të jetë protagonist në kampionatin zviceran. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, arriti të gjente golin e parë me fanellën e Luganos pas transferimit në janar nga Levante.

Sadiku u aktivizua nga minuta e parë në fundjavë, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në minutën e 32-të. 27-vjeçari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke fituar një vend në formacionin më të mirë të javës.

Më saktësisht ishte prestigjozia “Blick” e cila ka përfshirë Sadikun në 11-shen më të spikatur. Në komentin për sulmuesin gazeta e vlerësonte Sadikun për rrezikshmërinë e shfaqur në zonë. “Nuk i jepen shumë mundësi për të shënuar, por nëse shërbehet në zonë atëherë bëhet i rrezikshëm si në rastin e golit me kokë”,do të citonte “Blick”.

S