Mnadatet/ Berisha: Të ndërmarrim çdo akt për rrëzimin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në diskutimet që po bëhen brenda Grupit parlamentar të PD-së mbi propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetit.

Sipas burimeve nga mbledhja, Berisha tha: “Ka ardhur koha që të përballemi me këtë regjim. Të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Po nuk arritëm votën e lirë, mbetemi fasadë.T’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë.”  

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha ka qënë i pari që e ka hedhur këtë propozim për djegien e mandateve të deputetëve, që më 18 dhjetor 2017: “Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga mbarë Shqipëria për të mbrojtur parlamentin e tyre, Kushtetutën e tyre, – tha ai. –  Në parlament, me banditë të cilët vënë prita deputetëve, mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në parlament.” 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments