Çmendet dhe Ambasada Franceze në Tiranë. Parisi digjet, kurva krihet.

Aktualitet

Mijëra shqiptarë i janë bashkuar sot opozitës në thirrjen e saj për të protestuar tek kryeministria.

Reagime të shumta kanë ardhur nga selitë diplomatike.

E veçantë është deklarata e Ambasadës së Francës në Tiranë.

Me një reagim të saj, ambasada bën thirrje të mos ketë dhunë.

I çuditshëm ky reagim, kur në Francë ka më shumë se 3 muaj që protestohet, shkatërrohet dhe i vihet flaka gjithë vendit.

Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:

Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.

Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.

Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.

I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?