AktualitetPolitike

Një ditë para protestës së 16 shkurtit, Basha: Është koha që populli të ngrihet dhe të marrë në dorë fatet e tij.

kreu i PD Lulzim Basha shpërndan një mesazh në facebook ku shkruan se është koha që populli të ngrihet dhe të marrë në dorë fatet e tij.

Sipas Bashës, për çdo pengesë, përgjegjësinë do e mbajë kjo qeveri dhe Rama.

-Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.

Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!

Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar-, shkruan Basha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania