Duamëni!-për të jetuar. Stop Dhunes Ndaj Gruas!

Aktualitet

Nga Raimonda MOISIU

Dje, Sot -U Vra -u Dhunua fizikisht dhe psikollogjikisht, -nje GRUA!-

Sa poshtë ka rënë shoqëria shqiptare në trajtimin e gruas.

Vazhdojnë të vritën gratë dhe ky lloj tmerri, mbizotërimi i dhunës cfaqet në forma të një dhune jo vetëm në incidente të vecanta, por edhe incidente kolektive, familjare dhe qindra gra janë duke përjetuar dhunën dhe pasojat e saj. Ngjarje të tilla janë të tmerrëshme, krime me përmasa trishtuese dhe një sërë faktorësh që kombinohen për të përcaktuar efektet e viktimizimit të tyre , duke përfshirë llojet e këtyre krimeve dhe karakteristikat e tyre, variablat e viktimës së dhunuar si demografia, reagimet psikollogjike në kohën e traumave që pësojnë në jetë, historitë e tyre personale.Dhuna ndaj grave është shëndrruar tashmë simptomë e një sëmundjeje më të thellë të shoqërisë, gjithmonë të justifikuara nga kërkesat e ambientit rrethues, castit, k ushteve social-ekonomike, jerarkisë, nga shtypja, përbuzja dhe eleminimi fizik i tyre.

Format e dhunës ndaj grave, janë në radhë të parë sulmet seksuale, marrëdhëniet intime me dhunë, vështirësitë aktuale ose të mëparëshme psikollogjike, krizat ekonomike, mos mundësia e punësimit e dhënia kontributit financiar në familje,varfëria, mjerimi, pabarazia sociale dhe mbështetja e pamjaftueshme sociale, stili i përballimit dhe implikimet e këtij kompleksiteti me fuqinë e arrogancës poltike dhe qytetare. Por ne të gjitha si nëna, motra, bashkëshorte, intelektuale, duhet të përfshihemi në lëvizjen feministe e t’i përmbahemi prejardhjes sonë, të gjejme forcë e guxim të tregojme rolin tonë kryesor në shoqëri dhe autoritetin tonë moral e shpirtëror.

Ne gratë duhet të jemi të afta të krijojmë e mbrojmë atë c’ka është e jona e na përket ne. Pikësynimi im, si intelektuale, nënë e autore është për të shëndrruar figurën femërore nga një viktimë tragjike që vuan me dinjitet dhe ngritjen e saj kundër cdo shtypje, dhune e përcmimi, t’u themi:Duamëni!-për të jetuar. Sa poshtë ka rënë shoqëria shqiptare në trajtimin e gruas.

Fotografia e Raimonda Moisiu


Fotografia e Raimonda Moisiu


Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?