Erl Kodra/ Edi Rama – The End

0

“Rënia e Perandorisë, zotërinj, është një diçka masive, gjithsesi ajo nuk ndalohet lehtë. E diktuar nga një burokraci në rritje, iniciativë e ngadaltë, ngrirje e kastës dhe nga digat e kuriozitetit, përfshirë edhe njëqind faktorë të tjerë. Ajo ka vazhduar, siç e kam thënë, me shekuj, dhe është një lëvizje shumë e mahnitshme dhe masive, e pamundur për t’u ndalur “.

Isaac Asimov, shkrimtar dhe profesor amerikan, autor i Serisë “The Foundation”.

Imagjinoni diçka të stërmadhe, të ngjashme me Ferrin, ndërkohë, përpiquni t’i gjeni figurën simetrike në botën tonë. Në mendje të vjen një ngrehinë terrori që kontrollon gjithçka. Me një sistem që nuk funksionon mbi baza ligjore por mbi vullnetet kriminale të lidershipit. Ky është Shteti i Mafias Shqiptare.

Në të vertetë, Shteti i Mafias funksionon ndryshe nga Shteti i të Drejtës. Shteti i Mafias nuk i zbaton ligjet, sidoqofshin, por i “intepreton” ato sipas ëndrrave të çmendura dhe dëshirave perverse. Në Shtetin e Mafias parimi i barazisë para ligjit nuk është i vlefshëm, posaçërisht për krerët e Organizatës Kriminale që është instaluar në qeverisjen legale të vendit. Për më tepër, Shteti i Mafias i kthen përmbys normat dhe rregullat, shpërfillë frymën e ligjit, injoron fakte dhe prova, shpifë dhe denigron paturpësisht për kundërshtarët.

Në këtë tekst nuk do të shkruaj se çfarë është produkti dhe rezultati i qeverisjes në Shtetin e Mafias, por cila është metoda e operimit, diskursi publik, gjesti imoral dhe mjeti i vogël në dukje, që rezulton në makabritete të paimagjinueshme dhe të papranueshme për moralin njerëzor.

Për të kuptuar aktet e pamoralshme nuk është e nevojshme të jesh domosdo njeri i lexuar ose ekspert i ligjit. Zakonisht, akte të tilla gjithmonë shoqërohen me fjalor të rëndë dhe gjeste të forta. Kryersi i veprës; i aktit të pamoral, nuk tutet të përballet me opinionin publik, madje e kërkon me këmbëngulje ballafaqimin, në përpjekje për të imponuar veprimin e tij si alternativa më e mirë dhe gjëja që duhej bërë. Kryersi i aktit të pamoral gjithmonë ka një arsye të fortë sipas tij, që justifikon aktin, e paraqet atë si diçka të domosdoshme, pa alternativë tjetër.

Edi Rama gjithmonë ka patur qasje të pamoralshme në marrdhëniet publike. Veprimet e tij, edhe përpara se të merrte përgjegjësi politike dhe publike para shqiptarve, kanë qenë akte imorale, të padenja për moralin njerëzor dhe të dënueshme jo vetëm moralisht. Por në atë kohë, Edi Rama nuk mund të dëmtonte askënd përveç njerëzve të afërt të tij dhe rrethit të ngushtë shoqëror. Aktet e tij imorale ndaj familjes së ngushtë, fëmijës së tij dhe grave që ka patur në jetë, sigurisht që u ka shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin mendor dhe mirëqenie, por gjithësesi, këto akte imorale kanë patur efekte të kufizuara. Nëna e djalit të tij, aktorja brilante Matilda Makoçi është viktima e tij e madhe. Gjithkush e di se kush është shkaktari i vërtet i dëmit të pakthyeshëm që ajo ka patur nga martesa e tmerrshme me Edi Ramën.

Por gjithçka ndryshon nëse akte të ngjashme imorale bëhen nga pozitat e Kryeministrit të Shqipërisë, në sytë e publikut, dhe që përcillen në opinionin publik nëpërmjet ministrave të tij, rrjeteve sociale dhe televizioneve kombëtare. Në të vertetë, vlerësimi i akteve imorale të Edi Ramës duhet të bëhet në raport me pozitën e tij politike si Kryeministër i Shqipërisë. Përndryshe, sa kohë që këto akte imorale të Kryeministrit do t’i kalojmë (qoftë edhe për shkaqe të kuptueshme pamundësisë tonë reaguese) me kundërshti të pamjaftueshme, viktimat e tij, fëmijët dhe gratë shqiptare do të shtohen përditë.

Në Shqipëri ka mbi 500 mijë njerëz që jetojnë në mjerim absolut. Nga këta, shumica janë gra dhe fëmijë. Ata janë njerëz të paushqyer, me mungesa të theksuara në ushqime dhe ilaçe, pa qasje në mjete financiare publike, që trajtohen nga Shteti i Mafias si qenie jo humane. Kryeministri Edi Rama e përmbysi sistemin social që ishte (që gjithësesi nuk garantonte një jetë dinjitoze për njerëzit në nevojë) duke e zëvëndësuar me një sistem pikëzimi antinjerëzor, duke përjashtuar nga skema e ndihmës mjerane ekonomike me dhjetra mijëra familje. Në këto kushte, shqiptarët po e braktisin masivisht Shqipërinë.

Për Edi Ramën nuk ka fëmijë të uritur në Shqipëri, kur realiteti është se të paktën 100.000 fëmijë jetojnë në mjerim absolut. Por për Kryeministrin ka më shumë rëndësi që shpellat e mjerimit ku jetojnë ata që kanë fatin të dalin në ERTV, Edi Rama të shfaqet si Mesia, si shpëtimtari që i nxjerr nga mjerimi, si njeriu që u dhuron një jetë prrallash.

Përgjatë vitit që shkoi, Edi Rama u shfaq madhështor tek Shpellat e Mjerimit, teksa i fshinte nga faqja e dheut nja katër ose pesë monumente skamnore, për t’u dhuruar të përzgjedhurve nga regjia e ERTV-së parajsën në Tokë. Gjithçka është një produksion televiziv ku Edi Rama shfaqet si babaxhan zemërmirë, enigmatik, i fuqishëm, misterioz, diçka mes profetit dhe mafiozit.

Jo, këtu nuk ka punë Kryeministri i Shqipërisë, por Kapoja i Shqiptarëve. Ata duhet të ndjehen me fat që Njëshi bën edhe bamirësi, personalisht. Çfarë zemre të madhe ka Njëshi!

Ndërkohë, Edi Ramës gjithçka prekë, i shkatërrohet në duar. Njëlloj mallkimi i përndjek shqiptarët që kur ky përbindësh i nakatosur filloi të merret me punë publike. Tiranën e ktheu në një xhungël betoni, ndërsa sot mbjell tragjedi njerëzore në familjet e pamundura. Teatri Kombëtar, Unaza e Re, Shkoza, Bulevardi i Ri prej më shumë se një viti ndodhen nën kërcënimin permanent të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Të paktën 2000 fëmijë kërcënohen në mënyrë sistemike t’u shemben shtëpitë, streha ku panë për herë të parë dritën e Diellit.

Arsyeja?

Thjeshtë e neveritshme. Të vjedhë edhe disa miliona më shumë, me lakejtë e tij ortakë në Shtetin e Mafias.

Me sa duket, Edi Rama ëndrrat e tij haluçinante i bën realitet. Fantazitë e sëmura për qiellgërvishtës madhështor i kthen në Ligje të Posaçme, ndërsa Shqipërinë e dizajnon sipas oreksit dhe qejfit. Me siguri në Shqipërinë e mendjes së tij ekziston Edi Rama, dhe disa qenie të tjera, të mangët dhe defiçent.

Askush tjetër.

***

Për Edi Ramën mund të thuash të gjitha të zezat e botës dhe prap nuk mjaftojnë. Rrallë mund të ketë një qenie të dytë mbi dhe, që përkundë veten në kotësinë e madhështisë, si ai. Fodull, fjalëpisët, përçmues, dhunues, pervers, frikacak dhe kriminel njëherësh, idiot dhe i kulturuar njëkohësisht, edhe zuzarë, edhe kurvarë, edhe kandarë, harbut dhe finok, i pabesë dhe rrufjan.

Edi Rama është gjithçka që nuk duhet të jetë një Kryeministër. 
Edi Rama nuk është asgjë çfarë duhet të jetë një Kryeministër.

I shkreti njeri!

Edhe një javë mund të luaj me veglën e tij ERTV, duke e nxjerrë në transmetim Veten e Dytë në versionin femër. Edhe një javë mund të mbretërojë me kllounët e tij të klonuar në Partinë Socialiste. Edhe një javë më shumë mund të ëndërrojë në dhomën me fluturza të Kryeministrisë – Kërpudhë.

Pip Pip Pip Pip…

Game Over, Ed. 
The End

Fotografia e Erl Kodra
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author